23.11.15

Vdekja e së dashurës

nga R.M.Rilke


Vdekja e së dashurës

Për dekën ai dinte atë çka dinë të tërë:
që ajo na merr dhe na përplas në shurdh.
Porse kur ajo, pa u ndarë prej tij asfare,
jo, heshtur prej syve të tij u tret, u shua,

rrëshkiti tutje kah hijesh të panjohura,
e teksa ai ndieu, që ato përtej tanimë
si një hënë buzëqeshjen e saj vajzërore
e hirin e saj patën siç ’dhe mirësinë :

iu bënë atij të vdekurit aq të njohur,
si ta kishte cilindo prej tyre farë e fis,
si ta kish të tijin; i la të tjerët të flisnin,

por s’u besoi atyre dhe e quajti at’ visore
të mirë-vendosurën, kurdoherë- t’ëmblën -,
e e preku me pëllëmbë për të sajat këmbë.

përktheu: Arb Elo


Der Tod der Geliebten

Er wusste nur vom Tod was alle wissen:
dass er uns nimmt und in das Stumme stößt.
Als aber sie, nicht von ihm fortgerissen,
nein, leis aus seinen Augen ausgelöst,

hinüberglitt zu unbekannten Schatten,
und als er fühlte, dass sie drüben nun
wie ein Mond ihr Mädchenlächeln hatten
und ihre Weise wohlzutun:

da wurden ihm die Toten so bekannt,
als wäre er durch sie mit einem jeden
ganz nah verwandt; er ließ die andern reden

und glaubte nicht und nannte jenes Land
das gutgelegene, das immersüße -.
Und tastete es ab für ihre Füße.


No comments:

Post a Comment