Showing posts with label Goethe. Show all posts
Showing posts with label Goethe. Show all posts

1.2.16

Mbreti i Tules

nga  Johan Wolfgang von Goethe

MBRETI I TULES

Në Tule një mbret na ishte,
Fort besnik e gjer  në varr,
Të cilit e dashura tek vdiste
I dha një kupë të artë.

Mbi atë kupë s’vinte kurrgjë
Veç atë zbrazte në çdo gosti;
Me lot sytë atij i mbusheshin
Sa herë pinte prej saj ai.

E kur për të vdekur i erdh’ hera
Qytetet mbretërisë i numëroi
Ia la trashëgimtarëve të tëra
E veç e vetëm atë kupë jo.

U ul në mbretëroren darkë,
Në të lartën sallë të etërve,
Me kalorësit rreth e përqark, 
Atje në kështjellën anë detit.

Atje ndenji pijetari i vjetër,
E piu të jetës të fundit osh,
Dhe hodhi kupën e shenjtë
Në tallaz ç'prej aty përposh.

E pa të binte, të përpihej
E të gremisej detit vërtik
Iu gremisën sytë dhe atij
E kurrë më s’piu një pikë.

përktheu: Arb Elo


Der König in Thule 

Es war ein König in Thule,
Gar treu bis an das Grab,
Dem sterbend seine Buhle
Einen goldnen Becher gab.

Es ging ihm nichts darüber,
Er leert' ihn jeden Schmaus;
Die Augen gingen ihm über,
So oft er trank daraus.

Und als er kam zu sterben,
Zählt' er seine Städt' im Reich,
Gönnt' alles seinen Erben,
Den Becher nicht zugleich.

Er saß bei'm Königsmahle,
Die Ritter um ihn her,
Auf hohem Vätersaale,
Dort auf dem Schloß am Meer.

Dort stand der alte Zecher,
Trank letzte Lebensgluth,
Und warf den heiligen Becher
Hinunter in die Fluth.

Er sah ihn stürzen, trinken
Und sinken tief ins Meer,
Die Augen thäten ihm sinken,
Trank nie einen Tropfen mehr.



Mbreti i zanave

Mbreti i zanave

Kush kalëron aq vonë natën nëpër erë?
Është i ati me fëmijën, me djalin e vet; 
E mban kapur në krah me kujdes fort,
E mban mbërthyer pas vetes ngrohtë.

„Biri im, aq me frikë fytyrën ti pse e fsheh?“ -
„Mbretin e zanave, o atë, ti a s’po e sheh?
Mbretin e zanave me kurorë dhe shtjellë?“ -
„Biri im, është tisi, vazhda e një mjegulle.“ 

„Fëmijë i dashur ti, eja të shkosh me mua!
Lojëra shumë të bukura unë me ty do t’luaj;
Mjaft lule me ngjyra atij bregu ka, asaj ane,
Ime më ka mjaft rroba të arta dhe fustane.“ -

„Im atë, im atë, a nuk po e dëgjon vallë ti
Çka më premton nën zë i zanave mbreti?“ -
„Rri urtë, qetësohu, rri i qetë, djali im;
Ndër gjethe të thara era po fëshfërin.“ -

„A do, djalë i mbarë, me mua të vish ti?
Vajzat e mia po të presin, janë bërë gati;
Vajzat e mia valles natore ia marrin sërish
E tunden e hidhen e këndojnë që ti të vish.“ -

„Im atë, im atë, dhe a nuk i sheh ti atje vallë
Në t’errët vajzat e mbretit të shtojzovalleve?“ -
"Biri im, biri im, shoh qartë, shoh më së miri:
Ndrijnë ashtu të përhime luadhet e vjetra gri.“ -

„Të dua, më magjeps nuri yt i bukur, i yti hir;
E nëse s’vjen vetë, duhet të të marr me pahir.“ -
"Im atë, im atë, tani më ngacmon, më ngau!
Mbreti i zanave mua më lëndoi e më vrau!" -

Të atin e zë tmerri; me revan nis kalëron,
Fëmijën po mban ndër krahë që rënkon,
Me mund tek heq keq arrin te shtëpia; 
Ndër krahë të tij vdekur kish fëmija.

përktheu: Arb Elo



Der Erlkönig

Wer reitet so spät durch Nacht und Wind?
Es ist der Vater mit seinem Kind;
Er hat den Knaben wohl in dem Arm,
Er faßt ihn sicher, er hält ihn warm.

"Mein Sohn, was birgst du so bang dein Gesicht?" –
"Siehst, Vater, du den Erlkönig nicht?
Den Erlenkönig mit Kron und Schweif?" –
"Mein Sohn, es ist ein Nebelstreif."

"Du liebes Kind, komm, geh mit mir!
Gar schöne Spiele spiel' ich mit dir;
Manch' bunte Blumen sind an dem Strand,
Meine Mutter hat manch gülden Gewand." –

"Mein Vater, mein Vater, und hörest du nicht,
Was Erlenkönig mir leise verspricht?" –
"Sei ruhig, bleibe ruhig, mein Kind;
In dürren Blättern säuselt der Wind." –

"Willst, feiner Knabe, du mit mir gehn?
Meine Töchter sollen dich warten schön;
Meine Töchter führen den nächtlichen Reihn,
Und wiegen und tanzen und singen dich ein." –

"Mein Vater, mein Vater, und siehst du nicht dort
Erlkönigs Töchter am düstern Ort?" –
"Mein Sohn, mein Sohn, ich seh' es genau:
Es scheinen die alten Weiden so grau. –"

"Ich liebe dich, mich reizt deine schöne Gestalt;
Und bist du nicht willig, so brauch' ich Gewalt." –
"Mein Vater, mein Vater, jetzt faßt er mich an!
Erlkönig hat mir ein Leids getan!" –

Dem Vater grauset's, er reitet geschwind,
Er hält in Armen das ächzende Kind,
Erreicht den Hof mit Müh' und Not;
In seinen Armen das Kind war tot.