Zbres poshtë tek kafja e lagjes e po rrufisja gllënjkat e para, kur vjen Titi, më ulet me çehre asnjanëse në tavolinë, ma bo i kafe robo - kamarierit, e më kthehet: Po ho mo, ç’bohet? Hiç Tito- ia kthej - ja kshu, shtyhet, ti si po ia kalo? Jom i lodh - më thotë.
Ishte ora dhjetë, paradite.
Si mër i lodh?, - i them - Mos t’ka zon gripi… Jo mër, shyqyr Zotit jena m’rregull ka ajo nahi, po bona i çik palestër…
Ndenjëm ca e u nisa për në qendër, ku e kisha lënë të takohesha me një mik. Rrugës më flet dikush nga pas: oh Arbi, paske ardhur; hiç s’paske ndryshuar… Mirela, vajza e madhe e fqinjës, tash e martuar e me disa fëmijë. Jemi rritur bashkë. Eja të të jap një kafe, - e ftoj, - do më falësh - thotë - por jam për në palestër. Një herë tjetër. Ti do rrish edhe ca ditë, apo? Pa merak Lela, do rri edhe dy javë.
Takohemi me mikun tim. Më përqafon (kemi dy vite pa u parë), më shqyrton disi i tërhequr e më thotë: Qënke shëndoshur. Të duhet pak palestër.
Rrimë nja dy orë e më tregon se si edhe ai ish fryrë shumë një kohë e kish patur probleme me tensionin dhe tretjen, por që kur bënte palestër ndiehej si i rilindur. Ngre këmishën, më tregon sikspekun. Ndërsa po e dëgjoja nisem të ndez një cigare; ai e ndërpret të folurën, më kundron sërish gjysmë metri i tërhequr, rrudh vetullat e thotë: Cigare?!. Unë e kam lënë. Mirë do bëje ta lije edhe ti. Ke të drejtë - i them - por nuk kam vullnet.
Shiko - ai - ti e di, unë pija tri paketa në ditë dhe e lashë. Sa pi ti?
Vras mendjen, më në fund i fus një shifër: rreth 25. Shumë pi. Rralloje. Dhe bëj pak palestër. Mirë?! Më premton?. Mirë - e ul unë zërin, paguaj e iki.
Shiko - ai - ti e di, unë pija tri paketa në ditë dhe e lashë. Sa pi ti?
Vras mendjen, më në fund i fus një shifër: rreth 25. Shumë pi. Rralloje. Dhe bëj pak palestër. Mirë?! Më premton?. Mirë - e ul unë zërin, paguaj e iki.
Te Liqeni Artficial has një grua mbi të tridhjetat që bën vrap, veshur me një kanotiere rozë e kilota të ngushta; ngjan si sallam, ashtu e shtrënguar fort tek dihat. „Veshur me diell, mbathur me hanë“. Yes. Let’s live.
Pasi mërzitem dalëngadalë nga vetmia e nga mungesa e të rejave online i bëj një zile Emës, që më merr mbrapsht pastaj se ka ofertë. Eja - i them - të pijmë një kafe, se po më bren identiteti. Zgjat nja dy orë - ma kthen ajo - se kam aerobik tani.
Pasi mërzitem dalëngadalë nga vetmia e nga mungesa e të rejave online i bëj një zile Emës, që më merr mbrapsht pastaj se ka ofertë. Eja - i them - të pijmë një kafe, se po më bren identiteti. Zgjat nja dy orë - ma kthen ajo - se kam aerobik tani.
Xheni: nuk e ngre. Pastaj më merr mbrapsht - ka ofertë - e më bën me dije se po stërvitet, pa e përcaktuar më shumë. Edhe ajo dihat në celular.
Laura: jogë.
Heq dorë, porosis kafen e pestë (më fal zotëri, më sugjeron dikush nga tavolina tjetër, mos ma merr për keq, merrni ndonjë lëng pjeshke a mandarine, jam mjeke, më kuptoni drejt, shumë kofeinë nuk ju bën mirë…) dhe nis të dremis disi e në të njëjtën kohë të më shfaqen ca skena nga "Konani, barbari", më zë ankthi, zgjohem, fërkoj sytë, e marr veten.
Mbërrij më në fund te shtëpia e gjyshes. Ma hap derën, 98 vjeç, e mbajtur, marshallah, për bukuri, me problemet e moshës. E puth në faqe dh e pyes se si është: „ Si t’kom Mome?“. „Çka ti Arbo - jom pa qef, me tension…“. Më del padashur, si teshtimë: „Bëj palestër! Let’s live!…“. „Ça do ti zemër? Do pastër; do revani? T'i bo moma ty“. „Jo mi Mome, jo. Po nejse…“
No comments:
Post a Comment