30.7.15

Kur të mbaron muzika

… fik dritat. Se muzika është mikja jote e pashoqe, deri në fund.
Dhe fjala. Se kjo s’është veç një këngë; ky është vjershërim i pastër, i errët, amshimi.
Lexoj në Wikipedia: Rolf-Dieter Brinkmann dhe Ralf-Reiner Rygulla antologjinë Acid, ku janë përfshirë autorë me emër të lirikës amerikane si Charles Bukowski dhe William S. Burroughs, e nisin me vargjet: „Before I sink into the big sleep I want to hear the scream of the butterfly“ prej tekstit të kësaj kënge.
…fik dritat. Dhe mendoje veten të shtrirë  a shtrihu vërtet e dëgjo a very gentle sound, Very near, yet very far, Very soft, yeah, very clear… with your heads to the ground.
Jashtë presin ca miq… eja sot, eja sonte…
Vjen dikur një ditë e do të shtrihesh: memento mori...
Do të vënë diku, ndoshta në kishë; nuk po duam kambana, nuk po duam të na flasin për ç’bëmë a për ç’qemë: duam muzikë në funeralin tonë, duam rock n roll, duam botën dhe e duam atë tani.
Shih se si e kanë bërë atë: shkretuar, plaçkitur. lidhur me gardhe.
Atë ditë do të jesh vetëm; mikja jote e vetme, do të kërcesh mbi zjarr, do të jetë aty, pasi ajo, veç ajo mbaron bashkë me ty, kur fiken dritat…




No comments:

Post a Comment