30.7.15

Napoloni

"Ka një çast - më thosh një mik, kur përpiqej të sprapsej me kujdes prej ngazëllimit tim, shkaktuar nga ndryshimet që ndesh në Mëmëdhe, aq rrallë sa ç'më bie radha të jem atje - ka një çast pra, kur duket qartë se në vetëdije, ku presupozohet të ndodhë ndryshimi "prej vërteti", nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë. Ky është momenti, kur të pranishmit nëpër gosti, të veshur me Gucci, Armani, Vivienne Westwood and so on, u zë veshi, andej nga ora 1 e natës, tingujt e parë të Napolonit. Atypëraty u del pavetëdijshëm një gulç çlirimi, zbërthejnë kopsat më afër qafës, shkunden a thua se po shkundin pluhurin "modern" e kthehen në origjinë si salmonë: duhet ta kesh parasysh pastaj vetë se si vazhdon ngjarja...". E kisha parasysh, po si jo, grykët e klarinetave që hovin përpjetë, qoftet, rakinë, njollat e djersës që njomin këmishat në zona barkore... e nuk po dija në të trishtohesha a jo, apo ta shihja diç më shumë si nostalgji e këndshme, të cilën koha e kaluar e bën edhe më dehëse, si konjak të keq, harruar në raftin e sipërm të ndonjë ushqimoreje fshati…




No comments:

Post a Comment