28.10.12

Pyll, zog

nga Hening Arens

PYLL, ZOG

Jo, jo, nuk është zog ky,
që ta bën me kokë e më kqyr nga pas,
kur shkoj nëpër pyll, por është
kamera, elektronike cicëron ajo.

Ministri ynë i brendshëm do të na mbrojë prej vetes, 
nismë për t'u lëvduar, por që parasysh s'merr,
që diktatura pasuese vetëm pret ditën,
të bëjë të vetat gjithë këto ligje bashkë me teknikën,

dhe fatkeqsisht, fatkeqsisht, ajo do të na vijë doemos 
dikur, pavarësisht në ç'formë, se asgjë s'ka mbetur 
njëlloj ndonjëherë përveçse harresës së njeriut
dhe moslargpamësisë së tij. Për këtë të fundit,

kamerat, natyrisht, janë një ndihmesë e madhe,
prej të cilave as edhe një mjegull sikurse ato
të luginave të Harcit nuk na mbrojnë dot
dhe as vetmia e një bregu të liqenit lindor.

Së fundi nuk ia kam besën as maçokut tim,
që më kqyr me vëmendje prej syve ngjyrë
bernshtajni, kur unë pi duhan. Ka shumë
të ngjarë që ai cigaret e mia më numëron,

për t'i raportuar fshehtaz sigurimit të shëndetit, ndoshta 
së shpejti do më fluturojë ndonjë vendim për kuota 
më të larta në kutinë postare. Ah, maçok i dashur, hungërrima 
jote tingëllon sikur të paskesh gëlltitur ndonjë "çimkë"-

si mundesh të më tradhtosh kaq paturpësisht?

përktheu: bumshanka



Henning Ahrens

WALD, VOGEL

Nein, nein, das ist kein Vogel, 
der mit dem Kopf ruckt und mir nachschaut, 
als ich durch den Wald gehe, sondern 
eine Kamera, die elektronisch zwitschert. 

Unser Innenminister will uns vor uns selbst beschützen, 
ein löblicherVorsatz, der jedoch außer Acht lässt, 
dass die nächste Diktatur nur darauf wartet, 
sich alle diese Gesetze samt Technik zunutze zu machen, 

und leider, leider wird sie irgendwann kommen, 
egal in welcher Form, denn nichts ist immer 
gleich geblieben außer der Vergesslichkeit 
des Menschen und seiner Kurzsichtigkeit. 

Letzterer helfen natürlich die Kameras ab, 
vor denen uns nicht einmal ein Nebel 
wie der in den Tälern des Harzes beschirmen kann  
und auch nicht die Einsamkeit eines Ostseestrands. 

Seit kurzem misstraue ich sogar meinem Kater, 
der mich aus bernsteinfarbenen Augen 
aufmerksam anschaut, wenn ich rauche. 
Gut möglich, dass er meine Zigaretten zählt, 

um heimlich der Krankenkasse Bericht zu erstatten, 
und vielleicht flattert mir bald ein Bescheid 
über höhere Beiträge ins Haus. Ach, lieber Kater, 
dein Schnurren klingt, als hättest du eine Wanze verschluckt – 

wie kannst du mich nur so schmählich verraten? 



No comments:

Post a Comment