Tilopa (988-1069)
Udhëzimi mbi Mahamudrën i Tilopas
Mahamudra është përtej gjithë fjalëve dhe pamjeve,
Po ty, Naropa, ushtruesit të zellshëm dhe të sinqertë,
Le të të thuhet kjo:
Boshi nuk ka nevojë për mbajtëse,
Mahamudra qëndron mbi hiç.
Pa u munduar,
duke mbetur i lirshëm dhe i natyrshëm
mund të thyhet zgjedha
dhe arrihet çlirimi.
Kur sheh në hapësirë
E nuk sheh, e njëkohësisht
fryma kundron frymën
zhduken të gjithë dallimet
e arrihet të jesh Buddha.
Retë shkojnë ndër qiell,
s’hedhin rrënjë askund, nuk kanë strehë;
poashtu edhe mendimet që dallojnë,
që ndër frymë shkojnë tutje,
Sapo kundrohet vetëdija,
Mbaron çdo dallim.
Në kozmos krijohen forma dhe ngjyra,
por hapësira nuk është e zezë, s’është e bardhë.
Prej vetëdijes buron gjithçka,
por ajo vetë mbetet e pastër nga virtyti dhe vesi.
Terrin e mijëvjeçarëve nuk është në gjendje
Dielli rrezatues ta errësojë,
Kalpat e Samsarës nuk janë në gjendje
ta shuajnë dritën e vetëdijes.
Edhe nëse zgjidhen fjalët për të sqaruar boshin,
boshi vetë nuk mund të shprehet dot kurrë.
Kur ne themi: „Fryma është dritë rrezatuese“,
prapë ai mbetet sidoqoftë përtej fjalëve dhe pamjeve.
Megjithëse fryma në vetvete bosh është,
prapër ajo qarkon e përmban gjithçka.
Mos e bëj me trupin tënd – qetësohu;
mbyll gojën dhe përsiatu në heshtje,
zbraze mendjen e mos u fikso asgjëkund.
Si bambu bosh brenda të qetësohet trupi yt,
duke mos dhënë, duke mos marrë, të qetësohet mendja,
Fryma që asgjëkund nuk ngjitet është Mahamudra.
Duke u ushtruar kështu, bëhesh dalëngadalë Buddha.
Ushtrimet në Mantra dhe Paramita,
udhëzimet në sutrat dhe urdhëresat,
mësimet në shkolla dhe shkrimet e shenjta
nuk ta venë dot në jetë
të vërtetën e palindur.
Se nëse fryma e mbushur me dëshirë
kërkon dritën, ajo atë veç e errëson.
Ai që mbetet rob i shkronjave të urdhëresave
e nuk mundet të mos bëjë dallime,
ai tradhton shpirtin e urdhëresave,
Lëre të bërën, hiq dorë nga dëshira,
Lëri mendimet të vijnë e të shkojnë
ashtu si valët e detit.
Ai që ligjin e josorollatjes
dhe parimin e jodallimit
nuk e prish, ai jeton sipas frymës së urdhëresave.
Kush heq dorë nga dëshira,
nuk mbetet gjëkundi varur,
ai ka arritur frymën e vërtetë,
për të cilën flasin shkrimet.
Mahamudra djeg gjithë të ligat
Mahamudra çliron nga burgu i botës.
Mahamudra është pishtari i dijes,
që zhgërryhet përjetësisht në pikëllim e mjerim.
ka nevojë për mësues.
Në shpirti i tij merr bekimin e tij
çlirimi është afër.
Ah, gjërat e botës janë pa vlerë,
ato veç merak mbjellin,
dija e pakët të çon të bësh;
ti duhet të ndjekësh dijen e madhe të të mosbërit.
Të shohësh përtej dualitetit,
kjo është parja mbretërore;
Të mundësh ndasinë,
ky është ushtrimi mbretëror;
Ushtrimi i joushtrimit
është vepra e Buddhës,
ai që i shkon asaj udhe
arrin të bëhet Buddha.
Kalimtare është kjo botë;
E pavërtetë si iluzion dhe ëndërr.
Hiq dorë e largoju vetes,
zgjidhi prangat e lakmisë dhe urrejtjes,
Medito në pyje dhe male.
Nëse mbetesh pa këmbëngulje i çlirët
në gjendjen e natyrshme të të qenit
do të fitosh Mahamudrën
e do arrish të paarritshmen.
Pritja rrënjët pemës
e gjethet do të vyshken;
pritja rrënjët mendjes
e qarku i Samsarës do mbarojë.
Drita e një llambe e përzen menjëherë
Terrin e eoneve pa fund,
Drita e frymës e djeg si rrufeja
perden e verbërisë.
Ai që kapet pas mendjes
Nuk e sheh dot të vërtetën përtej saj,
Ai që është i gatshëm të ushtrojë dijen,
nuk e gjen të vërtetën përtej ushtrimit.
Për të kapërcyer mendjen dhe të ushtruarit,
ti duhet të presësh rrënjët e mendjes
dhe të ngujohesh në vetëdijen e pastër e boshe,
të mos bësh dallime e të mbetesh në paqe.
Pa marrë e pa dhënë
pa zell duhet të jesh,
se Mahamudra është përtej
pranimit apo mohimit.
Gjithëvetëdija është e palindur;
Askush nuk mundet ta ndyjë, njollosë.
Në palindje tretet dukja
në natyrën e vërtetë të gjërave;
Unë-vullneti dhe krenaria shuhen në hiç.
Të kuptuarit sipëror e kapërcen mendjen,
Të bërit sipëror rrjedh nga burimi i përjetshëm,
pa u ngjitur.
Përsosmëria më e lartë – të vësh në jetë të vetëqenit,
pa patur shpresë në të.
Në fillim ndjen ai që ushtrohet frymën e tij
si ujëvarë që shkapërderdhet;
Në mes të udhës rrjedh ajo
qetë si Gangu dhe ngadalë tej;
sëfundmi është ajo det i pamasë
ku dritat e të bërit
dhe qenia shkrihen e bëhen një.
No comments:
Post a Comment