
Anohet rafti nga një cep
përrethi sillet qark
shpejt - shpejt – karusel;
Ngrehina fundos dyshemenë
ta shtyp veten me tavan
të bën petë - tartabiq
dhe era është po ajo:
kutërbim.
Mbama kokën
me kanxhë,
përndryshe thyhet
mbi qafë.
Monedhë dielli nga dritaret
sulmon mendimi yt
napolon – metal - shkrin
në gradën tridhjeteshtatë.
Farmak në fyt
tri herë në dìtë
rrëshket një lugë jete
para buke.
No comments:
Post a Comment