Dergjur
Nuk të rresht së humburi mbas asaj dhome hoteli
Ku zhveshur pa u kthyer më gërthite ik
Më nuk më kujtohet zënka jonë, faji im
Por tapiceria, shpina jote e kërrusur,
Natyrëmorti i ditës e musëndrës,
Dhe në këmbë bindja pa dhembje se prapë do të t'shihja
(Tit. origj. Gisants, nga Gisants, 1985)
Ndërmendemi...
Ndërmendemi të kemi rrojtur dhe sesi qemë
Më pak vdekatarë qeshim mbi rezervat e hajeve
Hëna rreth i përkryer mbush parahistorinë
Oqeani ngrihet më lart se horizonti
Në tre hunj përsëritet fantazma e Golgothës
(Tit. origj. Nous nous souvenons... nga Aux heures d'affluence, 1993)
Përktheu: pakufir
Përktheu: pakufir
No comments:
Post a Comment