27.2.17

Dashuria

»Dashuria është parimisht e pacopëtueshme. Nuk mund të ndahet dashuria për "objektet" e tjera të dashurisë nga dashuria për vetveten« Erich Fromm, *1900-1980
»Dashuria është gjithnjë me kah nga përjashta, transcendente, sepse ajo buron nga pamjaftueshmëria e subjektit të lidhur, të prangosur në subjektivitet« Otto Weininger, *1880-1903
»Dashuria është përmallim për plotërinë, dhe rrekja kah plotëria quhet dashuri« Platoni, *427-347 p.e.s.
»Vetë dashuria është ideale dhe paradoksale, përsa ajo mëton të jetë bashkësi e një mëdyshjeje.« Niklas Luhmann, *1927-1998
»Dashuria është një nënjëritjetrinqenie: unë s'jam e ndarë prej teje, në qenkësh e vërtetë që të dua« Bettina von Arnim, *1785-1859
»Dashuria është një fjalë për të cilën të vjen zor« Bob Dylan, *1941-
»Dashuria është pasion, dhe vetëm pasioni është shënjuesi i vërtetë i ekzistencës« Ludwig Feuerbach, *1804-1872
»Zoti është dashuria. Dashuria është realja më e lartë, parëshkaku« Novalis, *1772-1801
»Çfarë është dashuria? Dashuria është, kur - ah çfarë! Dashuria është dashuri!« Erich Mühsam, *1878-1934
»Dashuria është diçka që vjen gjithnjë pas aktit seksual, asnjëherë përpara tij. Çfarë mund të ketë ndodhur më parë, mund të jetë dëshirim ose pasion, respekt apo tërheqje, por asnjëherë dashuri. Dashuria lind, pasi dy njerëz janë kopuluar me tjetrin dhe zbulojnë pastaj se ajo çka i ka bërë bashkë ishte diçka më shumë se shtysa seksuale. Kjo - dhe vetëm kjo - është dashuri.« Ernest Bornemann, *1915-1995
»Dashuria është shkallare të cilës i ngjitemi telart kah zotngjashmëria« Friedrich von Schiller, *1759-1805
»Dashuria është pothuajse absurde« Wilhelm Busch, *1832-1908
»Mu si kënetë është dashuria« Pablo Neruda, *1904-1973
»Dashuria është trance; botë instinkti më të epërm.« Hugo von Hofmannsthal, *1874-1929
»Edhe dashuria punë është« Bazon Brock, *1936-
»Dashuria është përplot me dhunë« Udo Rabsch, *1944-
»Dashuria është rraskapitje« Friedrich Georg Jünger, *1898-1977
»Dashuria është, që ti më je thika, me të cilën kërrej në vete« Franz Kafka, *1883-1924
»Porse dashuria është hasmi më i madh i njeriut« Herbert Achternbusch, *1938-
»Dashuria është gjithnjë një lloj marrëzie, ku më shumë e ku më pak e bukur« Heinrich Heine, *1797-1856
»Dashuria është plotësim, ngarkesë e ilaç« Kurt Tucholsky, *1890-1935
»Një jetë pa dashuri është shkreti. - A duhet të kërkoj për dashuri shpirtërore, apo materiale, apo fizike?-, mos e pyet veten kështu. Përjashtimi shkon dorë për dore me përjashtimin. dashuria nuk ka nevojë për asnjë emër, kategori a përcaktim. dashuria është botë e përvetshme. Ose gjendesh në të, në qendër, ose gjendesh jashtë saj, duke e përmalluar« Shams-e Tabrizi *1164 ose 1185 - 1248
»Atë që do, lëre të lirë. Në të kthehet mbrapsht, do të të përkasë ty - përgjithnjë« Konfuci *pas gjase: 551 - 479 p.e.s.
»Lotët e pastrojnë zemrën« Dostojevski *1821-1881
»Aty ku zgjohet dashuria, vdes uni, despoti i errët« Rumi *1207-1273
»E dobët qenkësh dashuria, që mund të jepet ende me fjalë« Dante Alighieri *1265-1321
»Nëse mbi dhe do të mbizotëronte dashuria, nuk do t'i duheshin kujt ligjet« Aristoteli *384-322 p.e.s.
»Aty ku ka dashuri, nuk ka as detyrim e as përgjegjësi! Krishnamurti *1895–1986
»Dashuria është lloji i vetëm i skllavërisë, që ngatërrohet me qejfin« George Bernard Shaw *1856-1950
»Mos udhëto asnjëherë me dikë që nuk e do« Ernest Hemingway *1889-1961
»Shpesh dëgjon për njerëz që kanë humbur mendjen për shkak të dashurisë me tepri. Por ka edhe shumë të tjerë që kanë humbur dashurinë për shkak të mendjes me tepri« Jean Paul *1763-1825
»Kundroje botën si veten tënde, ki besim në të qenit ashtu siç janë të gjërave, duaje botën si veten; atëherë mundesh që të kujdesesh për çdo gjë« Lao-Tse, *pas gjase: shek. 6 p.e.s.
»Nisa të ndiehem vërtet krenar për faktin që isha homoseksual, megjithëse nuk isha i tillë« Kurt Cobain *1967-1994
»Burrat duan gjithnjë të jenë dashuria e parë në jetën e një gruaje, gratë gëzohen kur janë romanca e fundit e një burri« Oscar Wilde *1854-1900
»Një i dashuruar seriozisht është në praninë e të vluarës i hutuar, i ngathët dhe nuk të bën bën shumë për vete« Immanuel Kant *1724-1804
»Qartësia nuk është çështje forme, porse dashurie« Lev N. Tolstoi *1828-1910
»Zoti krijoi macen, që njeriu të ketë një tigër për të ledhatuar« Victor Hugo *1802-1885
»Bigami është kur njeriu ka një grua më shumë; po kështu edhe monogamia« Oscar Wilde *1854-1900

No comments:

Post a Comment