24.7.10

Hysteria

nga T. S. Eliot


Nga mënyra si qeshte u binda që e qeshura e saj do të më përfshinte, që do të bëhesha pjesë e saj, derikur dhëmbët të mos ishin veç yje të rastësishëm me një farë prirjeje për rreshtim të rregullt. Qeshë pushtuar prej gulçimash të shkurtra, përthithur nga çdo heshtje e çastit, braktisur më në fund në shpellat e errëta të grykës së saj, shtypur nga tkurrje muskujsh të padukshëm. Një shërbyes i vjetër duardredhur e me nxitim hapi një mbulesë me kuti rozë e të bardha mbi tavolinën prej hekuri jeshile të ndryshkur e tha: “Zonja dhe zotëria a mos dëshirojnë ta pijnë çajin e tyre në kopsht, zonja dhe zotëria a mos dëshirojnë ta pijnë çajin e tyre në kopsht...”. Atëherë u binda se sikur shkundja e gjinjve të platitej, ndonjë fragment pasditeje ndoshta edhe do të mund të mblidhej dhe me përkujdesje dinake e përqendrova vëmendjen te ky qëllim.

(përktheu: pakufir)

No comments:

Post a Comment